UDHËZIME PËR PUBLIKIM PROAKTIV TË INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK PËR POSEDUESIT E INFORMACIONEVE TË CILËT NUK KANË UEB FAQE ZYRTARE

10.07.2023

 

Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik përgatiti Udhëzime për publikim proaktiv të informacioneve me karakter publik për poseduesit e informacioneve të cilët nuk kanë ueb faqe zyrtare.

Obligimin për publikim proaktiv të informacioneve me karakter publik, i paraparë në nenin 10 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik (Gazeta zyrtare e RMV” nr. 101/2019), është i obligueshëm për të gjithë poseduesit e informacioneve, që do të thotë se mospasja e ueb faqes personale nuk i liron poseduesit nga plotësimi i obligimit të theksuar.

Prandaj, Agjencia jep rekomandim deri tek poseduesit të cilët nuk kanë ueb faqe personale deri sa nuk plotësohen kushtet që të kenë ueb faqe personale, në bashkëpunim dhe marrëveshje me organet të cilat i kanë themeluar apo të cilat janë kompetente për punën e tyre, t’i publikojnë informacionet e tyre të theksuara në nenin 10 të Ligjit për ueb faqet nga poseduesit kompetent.

Në linkun që vijon mundeni më tepër të njiheni me:

ZBATIMI I NENIT 10 TË LIGJIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK – UDHËZIME PËR PUBLIKIM PROAKTIV TË INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK PËR POSEDUESIT E INFORMACIONEVE TË CILËT NUK KANË UEB FAQE ZYRTARE

Accessibility Toolbar