ANKESË DERI TEK AGJENCIA

Nëse paraqitësi i një kërkese me shkrim për qasje të informacionit publik konsideron që bartësi ka vepruar në kundërshtim me Ligjin, mund të paraqesë Ankesë në Agjenci. Kërkuesi ka të drejtë të paraqesë Ankesë kundër një vendimi me të cilin poseduesi ka refuzuar kërkesën; nëse poseduesi i informacionit nuk vepron brenda 20 ose 30 ditëve në rastet kur afati është zgjatur, ose gjatë kërkesës së përsëritur, nuk i është mundësuar kërkuesit qasje deri te informacioni dhe nëse nuk i është sjellur dhe dorëzuar vendimi kërkuesit (heshtja e administratës). Ankesa dorëzohet drejtpërdrejt në Agjenci, por gjithashtu mund të dorëzohet edhe përmes poseduesit të informacionit.

Accessibility Toolbar