KËRKESË PËR QASJE NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

Qasje të lirë deri te informacionet kanë të gjithë personat juridik dhe fizik. Qasje të lirë deri te informacionet kanë edhe personat e huaj juridik dhe ata fizik në përputhje me këtë dhe ligjin tjetër.


Formulari i aplikimit përmban emrin e bartësit të informacionit, emrin personal dhe mbiemrin e kërkuesit të informacionit, të dhëna në lidhje me përfaqësuesin e mundshëm ose personin e autorizuar, kompaninë ose personin juridik, një përshkrim të informacionit me të cilin dëshiron të njihet, në çfarë mënyre dëshiron të njoftohet për përmbajtjen e informacionit të kërkuar dhe mënyrën e dorëzimit të informacionit të kërkuar. Kërkesa mund të dorëzohet e plotësuar në një fletë letre të thjeshtë, por aplikanti është i detyruar të deklarojë se është një kërkesë e bazuar në Ligjin për Qasje të Lirë deri te Informacioni Publik. Kërkuesi (aplikanti) nuk është i detyruar të shpjegojë kërkesën. Aplikanti nuk është i detyruar të shpjegojë kërkesën.