Drejtor

PETAR GAJDOV

Petar Gajdov është lindur në Shkup.

Diplomoi në Fakultetin juridik, në Universitetin “Shën Kirtili dhe Metodi” në Shkup.

Provimin e jurisprudencës e ka dhën në vitin 2003 dhe provimin e noterisë në vitin 2013.

Gjatë karrierës së tij profesionale si jurist i diplomuar, ai punoi si praktikant avokati në një zyrë avokature, dhe më pas punoi në Gjykatën Themelore Shkup 2 Shkup (tani Gjykata Qytetare Shkup). Ai vazhdoi përvojën e tij të punës në Gjykatën e Apelit Shkup, si dhe në Komunën e Aerodromit, nga ku në vitin 2021 iu bashkua Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakterf Publik si Ndihmës Udhëheqës i Sektorit për Çështje Administrative, Juridike dhe të Përgjithshme.

Në vitin 2023, ai u avancua në Këshilltar Shtetëror për Bashkëpunim me Poseduesit e Informacioneve, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, dhe në vitin 2025, Këshilltar Shtetëror për Çështje Juridike. Nga kjo pozitë, më 8 prill 2026, ai u emërua Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë karrierës së tij të punës në Agjenci, ai fitoi me më shumë aftësi organizative, më të spikaturat prej të cilave janë: kryerja e trajnimeve dhe leksioneve në fushën e mbrojtjes së të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe këshillime, konsultime dhe dhënia e ndihmës këshilluese për kërkuesit e informacionieve me karakter publik, si dhe për personat zyrtarë për ndërmjetësim me informacione me karakter publik në institucione – Posedues të informacioneve me karakter publik.

Gajdov është Ligjërues në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik “Pavell Shatev” në Shkup, në fushën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik. Ai është ekspert në fushën e përjashtimeve nga qasja e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (Konventa e Tromsø-s), për të cilën ka bërë një analizë krahasuese të dispozitave të Konventës me dispozitat e Ligjit për Qasjen e Lirë në Informacione me Karakter Publik.

Në kuadër të aktiviteteve të tij profesionale, Petar Gajdov ishte person zyrtar për ndërmjetësim ,e informacione me karakter publik në Agjenci, si dhe person për ndihmë juridike për poseduesit dhe kërkuesit e informacioneve me karakter publik. Bazuar në karakteristikat e tij profesionale dhe morale si person me integritet personal dhe përkushtim ndaj veprimit ligjor në proceset e organizimit dhe zbatimit të detyrave të punës, ai u emërua si person përgjegjës për integritetin dhe person raportues i brendshëm.

Petar Gajdov ishte gjithashtu trajnues i rregullt për personat zyrtarë për ndërmjetësim me  informacione me karakter publik, si dhe pjesëmarrës në disa grupe pune për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve dhe strategjive kombëtare.

Accessibility Toolbar