MONITORIM KRAHSUES PËR TRANSPARENCË PROAKTIVE TË NDËRMARRJEVE PUBLIKE PËR VITIN 2025
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik kreu monitorim të faqeve të internetit të ndërmarrjeve publike nën juridiksionin e komunave dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Qëllimi ishte të vlerësohej transparenca proaktive e këtyre institucioneve, pra publikimi i informacionit publik pa pasur nevojë për një kërkesë zyrtare.
Monitorimi tregoi se nga 43 posedues të informacioneve të monitoruar, 6 prej tyre kanë një nivel të lartë transparence, 25 kanë një nivel të mesëm dhe 12 kanë një nivel të ulët. Më transparentet janë N.P. Higjiena Komunale-Shkup, Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup dhe NPK Derven nga Velesi.
Megjithatë, shumë nga faqet e internetit nuk janë mjaftueshëm të kapshme për përdoruesit. Informacioni është shpesh i vështirë për t’u gjetur dhe faqet e internetit nuk janë të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara. Kjo tregon nevojën për të përmirësuar strukturën dhe dizajnin e faqeve të internetit për qasje më të lehtë në informacion.
Në përgjithësi, ndërmarrjet publike demonstrojnë një nivel mesatar të transparencës proaktive. Nevojitet punë e vazhdueshme për të përmirësuar qasjen dhe organizimin e informacionit në faqet e tyre të internetit, për të siguruar ushtrim më efikas të së drejtës për qasje në informacione dhe për të rritur besimin e qytetarëve.
Agjencia përgatiti gjithashtu një analizë krahasuese të transparencës aktive për vitet 2021, 2023 dhe 2025 të ndërmarrjeve publike nën juridiksionin komunal.
“Qytetarë të informuar, qytetarë të kënaqur”, kjo është maksima për institucione transparente.
Mund ta shkarkoni raportin e monitorimit dhe analizës krahasuese në lidhjet e mëposhtme: