TRAJNIM PËR POSEDUESIT E INFORMACIONEVE

28.03.2024

Si më i madhi në regjistrin tonë, grupi i poseduesve të informatave nga institucionet arsimore dhe shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte në fokus të trajnimit të sotëm me temë “Qasje e lirë në informata me karakter publik dhe zbatim praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, të mbajtur në ambientet e Agjencisë sonë.

Ekipi ynë i trajnuesve me përvojë i njoftoi personat zyrtarë nga institucionet arsimore dhe shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut më hollësisht me procedurën për kërkimin e informatave me karakter publik, përjashtimet nga qasja e lirë në informata me karakter publik, si dhe me mënyrën e përdorimit të portalit elektronik për poseduesit e informacionit — e disponueshme në ueb faqen tonë zyrtare.

Për më shumë informacion dhe ushtrime praktike për zbatimin më efektiv të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe lehtësimin e qasjes në informacione me karakter publik për të gjithë qytetarët, ftojmë të gjithë personat zyrtarë tek poseduesit e informacionit të regjistrohen për ndjekjen e trajnimeve, në email-in obuki@aspi.mk.

Accessibility Toolbar