TRAJNIM I STUDENTËVE NGA SHMEQSH “VASILL ANTEVSKI-DREN”

12.03.2024

Në ambientet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik u mbajt trajnim për nxënësit e paraleleve 3-8 të SHMEQSH “Vasill Antevski-Dren”, të cilët studiojnë lëndën “Kundërvajtje në procedurë para organit kundërvajtës” në kuadër të planprogramit të tyre dhe mësuesit të tyre Aleksandar Davidovski.

Për t’ua afruar më shumë këtë procedurë ligjore përmes përvojave të Komisionit për Kundërvajtje në Agjenci, me shembuj praktik u njohën me mënyrën e zhvillimit të procedurës për kundërvajtje, përkatësisht: kur dhe pse mund të inicohet procedura për kundërvajtje; kush mund ta fillojë dhe ndaj kujt mund të fillohet procedura për kundërvajtje, cilat janë fazat e procedurës së kundërvajtjes etj.

Në të njëjtën kohë, studentët u njohën me dispozitat e ligjit për QLIKP-në, si dhe me kompetencat e Agjencisë.

Accessibility Toolbar