TAKIMI I DYTË PUNUES ME UNDP

28.11.2023

Sot në ambientet e Agjencisë është mbajtur takimi i dytë me përfaqësues të UNDP-së. Temë e takimit të sotëm ishte transparenca e komunave, metodologjia e përdorur, prezantimi i monitorimit të kryer dhe rezultatet.

UNDP e zbaton këtë aktivitet në kuadër të projektit të tyre Forcimi i Këshillave Komunale, me një periudhë të planifikuar zbatimi nga viti 2021 deri në vitin 2028. Në kuadër të projektit që nga fillimi e deri më tani janë përfshirë 44 komuna. Deri në fund të projektit pritet që të përfshihen edhe 20 komuna të tjera.

Në këtë drejtim, Agjencia sqaroi Metodologjinë e saj për monitorimin e Transparencës Aktive të komunave dhe prezantoi rezultatet e raporteve të veta vjetore – aktivitet të cilin Agjencia e zbaton që nga viti 2018.

Gjithashtu, drejtoresha Pllamenka Bojçeva theksoi përfitimet e shumta të përdorimit të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik – si për gazetarët hulumtues, ashtu edhe për komunat dhe institucionet tjera shtetërore. Njëkohësisht, ajo theksoi edhe një herë se ky ligj mundëson pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje dhe zbatim të vendimeve që janë me interes publik për çdo individ.

Në takim u theksuan interesat e përbashkëta nga bashkëpunimi i mëtutjeshëm në kuadër të këtij projekti dhe u specifikua bashkëpunimi i ardhshëm me Agjencinë në kuadër të dy projekteve të tjera aktive të UNDP-së, ku një komponent i tërë do t’i përkushtohet aktiviteteve që kanë të bëjnë me qasjen e lirë.

Bashkëpunimi i paralajmëruar do të nisë në vitin 2024 dhe do të zhvillohet në kuadër të më shumë projekteve.

Accessibility Toolbar