TAKIM PUNE: TRANSPARENCA E PARTIVE POLITIKE DHE KOALICIONEVE NË PERIUDHËN PARAZGJEDHORE DHE GJATË ZGJEDHJEVE

28.02.2024

Në ambientet e Agjencisë është mbajtur takim pune me titull “Transparenca e partive politike dhe koalicioneve në periudhën parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve”. Pllamenka Bojçeva (Drejtoreshë e AMDQLIKP) dhe Ilina Mangova (Këshilltare Rajonale për Evropë, Instituti Ndërkombëtar Republikan — IRI) e hapën këtë takim pune me përshëndetje për të pranishmit.

Pas fjalimit hyrës, Marija Sazdevski – Vangellovski (menaxhuese e lartë për financa dhe administratë, IRI) dhe Petar Gajdov (këshilltar shtetëror, AMDQLIKP) bënë një pasqyrim të shkurtë për gjendjet dhe sfidat gjatë publikimit të informacioneve me karakter publik nga ana e partive dhe koalicioneve lidhur me zgjedhjet dhe punën e rregullt, duke dhënë udhëzime për avancimin e transparencës së partive politike në periudhën parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve.

Me këtë rast, pjesëmarrësit-përfaqësues të partive politike dhe koalicioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre praktike lidhur me informacionet me karakter publik, por edhe të flasin për sfidat me të cilat ballafaqohen me publikimin e informacioneve dhe raportimin në periudhën parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve.

Duke nxjerrë konkluza nga diskutimi, Makfirete Morina – Sulejmani (këshilltare për zbatimin e procedurave administrative, AMDQLIKP, dhe moderator në këtë ngjarje) dhe Marija Sazdevski – Vangellovski e përmbyllën takimin e punës, duke potencuar hapat që duhet të përcjellen për transparencë të rritur të partive politike në periudhën parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve.

Accessibility Toolbar