RAPORT PËR OBLIGIMET LIDHUR ME TRANSPARENCËN PROALTIVE DHE AKTIVITETET E AGJENCISË (JANAR – QERSHOR 2015)
27.08.2025
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik ka përgatitur një raport gjysmëvjetor për periudhën janar – qershor 2025, me fokus në detyrimet që lidhen me transparencën proaktive dhe aktivitetet e Agjencisë (janar – qershor 2025).
Në raportin e Agjencisë janë prezantuar:
- Shkalla e transparencës së institucioneve përmes monitorimit të kryer në faqet e tyre të internetit;
- Aktivitetet e Agjencisë në periudhën janar-qershor 2025;
- Praktikat e institucioneve në përmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore në përputhje me nenin 10 të Ligjit për QLIKP
Ky raport pasqyron gjendjen e transparencës së poseduesve të informacionit, si dhe aktivitetet e kryera nga Agjencia në punën e saj.
Agjencia inkurajon të gjithë poseduesit e informacioneve me karakter publik të publikojnë të dhëna në mënyrë proaktive dhe të rregullt, gjë që do të sigurojë:
- informacion në kohë për qytetarët,
- qasje më e lehtë në shërbime,
- kuptim më i mirë i funksionimit të institucioneve dhe
- llogaridhënie dhe reduktim më i madh i praktikave korruptive.
Raportin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: