RAPORT ANALITIK PËR HESHTJA E ADMINISTRATËS
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik ka përgatitur një analizë të heshtjes së administratës që i referohet periudhës nga 1 janari deri më 30 qershor 2024.
Analiza i referohet numrit të ankesave të paraqitura për shkak të heshtjes së administratës dhe poseduesve të informacionit që nuk kanë vepruar brenda afatit të përcaktuar me ligj pas kërkesave të paraqitura nga kërkuesit e informacionit dhe synimi është shmangia e këtij mjeti jopopullor nga ana e poseduesve të cilët shpërfillin kërkesat e paraqitura.
Me përpunimin e të dhënave për nevojat e kësaj analize, u konstatua se nga data 1 janar deri më 30 qershor 2024, nga gjithsej 196 ankesa të dorëzuara në Agjenci, 142 ankesa ose 72.45% janë paraqitur për shkak të heshtjes së administratës.
Raportin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: