PUNËTORI PËR QASJE NË INFORMACIONE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA ME TË PUNËSUARIT NË KOMUNËN E GOSTIVARIT

04.12.2023

Më datë 04.12.2023, drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, Pllamenka Bojçeva, së bashku me disa kolegë të saj-trajnues nga Agjencia dhe Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Gjithëpërfshirëse. INKLUZIVA”, mbajti punëtori për qasje në informata për personat me nevoja të veçanta për punëtorët në komunën e Gostivarit.

Kjo punëtori u realizua me qëllim të trajnimit të punëtorëve të komunës së Gostivarit se si të përmirësojnë funksionalitetin e uebfaqes së komunës për personat me nevoja të veçanta në mënyrë që të lehtësohet qasja e tyre në informacione me karakter publik.

Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë për të gjithë.

Accessibility Toolbar