PUNËTORI PËR PËRKRAHJEN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA GJATË REALIZIMIT TË SË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK

29.11.2023

Në bashkëpunim me shoqatën Inkluziva, më 29.11.23 Agjencia jonë mori pjesë në realizimin e punëtorisë me punëtorët e komunës së Prilepit, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prilepit z.Borçe Jovçeski.

Në këtë punëtori, pjesëmarrësit u njohën me kuptimin dhe përdorimin e Të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, por edhe me mënyrën e ofrimit të mbështetjes adekuate për personat me aftësi të kufizuara gjatë ushtrimit të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Gjatë pjesës praktike, të pranishmit morën udhëzimet e duhura se si të përmirësojnë funksionalitetin teknik të faqes së tyre të internetit, në mënyrë që të përmirësojnë aksesueshmërinë dhe kuptueshmërinë e informacionit për personat me aftësi të kufizuara.

Punëtoria është pjesë e Projektit për përfshirje në qasje në informata publike për personat me aftësi të kufizuara, i cili mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Accessibility Toolbar