MBLEDHJA E GJASHTË E KONSULTIMEVE TË PALËVE TË KONVENTËS TROMSO NË STRASBUR
Më 1 tetor 2026, në Këshillin e Evropës në Strasburg u mbajt takimi i gjashtë i Konsultimit të Palëve në Konventën e Tromsø-s, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë një përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik.
Fokusi i takimit ishte vlerësimi i zbatimit të Konventës, miratimi i përfundimeve dhe rekomandimeve dhe promovimi i standardeve ndërkombëtare për transparencën dhe llogaridhënien institucionale.
Pjesëmarrja e Agjencisë në këtë proces shumëpalësh është e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave të ekspertëve, monitorimin e praktikave evropiane dhe përmirësimin e mëtejshëm të mekanizmave për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Transparenca është një parim i qeverisjes së mirë, dhe e drejta për qasje në informacion është një garanci thelbësore e llogaridhënies demokratike dhe një publiku të informuar.
#KonventaeTromsø-s #KëshilliIEvropës #QasjeNëInformacione #Transparencë #Llogaridhënie