KONKLUZË E QEVERISË NGA MBLEDHJA E 204

22.12.2023

 

Në mbledhjen e dyqind e katër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 06.12.2023, u shqyrtua nevoja për qasje dhe bashkëpunim proaktiv me qytetarët dhe sektorin civil nga ana e organeve të administratës shtetërore me qëllim që të avancohet transparenca aktive dhe qasja në informacione me karakter publik.

Gjatë kësaj u sollën dhe u miratuan disa konkluza me të cilat organet e administratës shtetërore obligohen që në kohë të sigurojnë qasje të lirë në informacione me karakter publik në pajtueshmëri me Ligjin në mëmnyrë të qartë dhe të kuptueshme, në formë të shkruar dhe elektronike (të publikuara në Ueb faqet e tyre); ta kontrollojnë funksionalitetin e kanaleve komunikuese (adresat elektronike, numrat e telefonit” me qëllim që të jenë të kapshme për qytetarët; të përgjigjen në mënyrë të barabartë, transparente në kohë dhe në mënyrë të argumentuar në kërkesat e qytetarëve të interesuar në punën e tyre të përditshme; si dhe të bashkëpunojnë në të gjitha fazat e krijimit dhe realizimin e programit për punë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i përkrah këto konkluza dhe iu rekomandon poseduesve të informacioneve me karakter publik që edhe në të ardhmen në vazhdimësi t’i respektojnë standardet për transparencë dhe llogaridhënie dhe t’i avancojnë mundësitë dixhitale të insititucioneve për lehtësimin dhe automatizimin në procesin e hapjes së të dhënave. Vetëm në këtë mënyrë institucionet dhe puna e tyre do të jenë të kapshme për përdoruesit – kërkuesit e informacioneve me karakter publik, gjegjësisht qytetarët, dhe do të kontribuojnë për përforcimin e mekanizmave për llogaridhënie gjatë krijimit të politikave.

 

Konkluzën e Qeverisë mund ta shihni në linkun në vijim:

Propozim-procesverbali i mbledhjes së 204-të të Qeverisë së RMV

Accessibility Toolbar