HESHTJA E ADMINISTRATËS MBETET PENGESA KRYESORE PËR TRANSPARENCËN
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik ka përgatitur analizë gjysmëvjetore për periudhën janar – qershor 2025, duke u përqendruar në heshtjen e administratës si një fenomen serioz dhe i përsëritur që kërcënon transparencën e institucioneve.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, në Agjenci u paraqitën gjithsej 333 ankesa, nga të cilat plot 234 (70.27%) lidhen me heshtjen e administratës, pra mosveprimin ndaj kërkesave për informacion brenda afatit të përcaktuar me ligj. Trendi i një përqindjeje të lartë të ankesave për shkak të heshtjes është përsëritur për të pestin vit radhazi, gjë që tregon pasivitet të rrënjosur institucional dhe mungesë llogaridhënieje të mbajtësve të informacionit.
Mes institucioneve me numër më të madh të ankesave janë
- Ministtria për financa,
- Qyteti i Shkupit,
- Komuna e Ohrit,
- Ministritë për shëndetësi dhe transport,
Analiza tregon se shumë institucione veprojnë sipas kërkesave vetëm pas ndërhyrjes së Agjencisë, gjë që rrit barrën administrative dhe zgjat të drejtën për akses në informacion si një e drejtë themelore kushtetuese dhe e garantuar në mënyrë demokratike.
Të dhënat për pesë vitet e fundit tregojnë një trend të qëndrueshëm, por të papranueshëm: heshtja e administratës përbën 60-80% të të gjitha ankesave çdo vit, gjë që minon besimin në institucionet publike dhe i bën mekanizmat për kontrollin e qytetarëve më të vështirë.
Në raport janë përshkruar edhe:
- analizë e detajuar e të dhënave,
- shembuj të poseduesve që më shpesh nuk veprojnë brenda afatit ligjor,
- arsye të identifikuara për heshtje,
- si dhe rekomandime specifike për institucionet për përmirësimin e aksesit në informacion.
Analizën mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: