ANALIZA E TRANSPARENCËS PROAKTIVE TË FAQEVE TË MONITORUARA TË QEVERISË SË RSM-së, MINISTRIVE DHE ORGANEVE NË PËRBËRJE PËR VITIN 2018-2022, SIPAS NENIT 10 TË LQLIKP

22.11.2023

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, në përputhje me dokumentet e saj strategjike të punës, monitoron faqet e internetit të poseduesve të informacioneve me karakter publik, të cilët janë të detyruar t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre, në përputhje me nenin 10 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Agjencia ka përgatitur një analizë krahasuese që i referohet 44 poseduesve të informacioneve: Qeverisë së RMV-së, ministrive dhe organeve në përbërje, për vitin 2018-2022 dhe është bërë në përputhje me Strategjinë e Qeverisë për Transparencë (2019-2022). Analiza tregon në mënyrë kronologjike tendencën e transparencës aktive ndër vite që tregojnë institucionet e kësaj kategorie të poseduesve.

Analiza është përgatitur nga monitorimi i kryer nga Agjencia një herë në vit në faqet e internetit të poseduesve dhe tregon tendencën e transparencës proaktive të tyre. Mund të konstatohet se transparenca mesatare dhe publikimi proaktiv i informacionit në periudhën pesëvjeçare të analizuar për Qeverinë dhe ministritë është 79%, ndërsa transparenca e organeve brenda Qeverisë është 71%. Mesatarja e transparencës së përgjithshme të institucioneve të monitoruara për pesë vitet është 74%, që tregon një shkallë të mirë transparence. Në të ardhmen, transparenca aktive duhet të jetë prioriteti më i lartë në punën e poseduesve.

Analiza tregoi se transparenca proaktive lëviz ndryshe në varësi të vitit që ka qenë lëndë e monitorimit, por edhe nga informacioni që është publikuar në përputhje me nenin 10 të LQLIKP.

Nëpërmjet monitorimit të ueb faqeve të poseduesve, agjencia merr të dhëna se sa nga poseduesit janë transparentë në zbatimin e nenit 10 të LQLIKP-së dhe të njëjtat përdoren për të përcaktuar trajnimet që zhvillon për personat zyrtarë tek institucionet, të gjitha me synimin për t’u treguar atyre se si të përmirësojnë transparencën e tyre.

Poseduesit duhet të publikojnë në mënyrë proaktive të gjitha informacionet me karakter publik sa më shumë që të jetë e mundur, dhe informacioni i publikuar duhet të jetë lehtësisht i kapshëm për pjesën më të gjerë të qytetarëve/kërkuesve të informacionit.

Analizën mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

Analiza e transparencës proaktive të ueb faqeve të monitoruara të Qeverisë së RSM-së, ministrive dhe organeve në përbërje

Accessibility Toolbar