U ZGJIDHËN MË SHUMË SE 750 LËNDË TË NGELURA, AGJENCIA ME PËRKUSHTIM PUNON EDHE NË OBLIGIMET TJERA LIGJORE
Nga themelimi i vet më 26 Dhjetor të vitit 2019, si trashëgues juridik i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Agjencia për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me përkushtim punon në realizimin e obligimeve dhe detyrave të cilat dalin nga kompetencat ligjore. Në periudhën e kaluar dymujore, prioritet në punën e Agjencisë u vu në zgjidhjen e lëndëve të mbetura dhe të transferuara nga viti 2018 dhe 2019, si rezultati mos funksionimit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, i cili për shkak ekipit jo të plotë nuk mundej të sjellë vendime me të drejtë të plotë. Është proceduar dhe vendosur për më shumë se 750 Ankesa.
Në pajtueshmëri me kompetencat e veta ligjore Agjencia i evidenton por edhe i përpunon raportet vjetore të arritura të cilat poseduesit e informacioneve kanë obligim t’i dorëzojnë në Agjenci deri më 31 Janar në vitin vijues për vitin e kaluar 2019.në mënyrë paraleleme përpunimin dhe analizën e të dhënave të përmbajtura në raportet vjetore, rrjedh edhe përgatitja e raportit në total për implementimin e Ligjit, që Agjencia është e obliguar ta përgatitë dhe dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në fund të muajit mars.
Agjencia punon edhe në përditësimin e Listës së poseduesve të informacioneve të cilët në pajtueshmëri me Ligjin e ri janë posedues të informacioneve dhe si të tillë janë të obliguar të caktojnë person zyrtar, si dhe të dorëzojnë të dhëna: adresën, kontakt etj.
Njëkohësisht Agjencia punon edhe në përgatitjen e akteve nënligjore të cilët në pajtueshmëri me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik është i bliguar t’i sjellë, e para se gjithash në Udhëzimin për mënyrën e zbatimit të Ligjit.