U ZBATUA MONITORIMI PËR TRANSPARENCË PROAKTIVE TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE PËR VITIN 2024
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik ka kryer monitorimin e faqeve të internetit të institucioneve shtetërore për transparencën e tyre proaktive për vitin 2024. Raporti ofron një pasqyrë të detajuar të nivelit të transparencës proaktive dhe identifikon sfidat, por edhe shembuj të mirë në publikimin e informacionit publik, në përputhje me nenin 10 të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik.
Nga monitorimi, ku janë përfshirë 113 institucione shtetërore, rezulton se 69% e informacioneve sipas lemës 10 të LQLIKP-së janë publikuar, që paraqet një nivel mesatar transparence. Në raport thuhet se:
- 40 institucione arritën një nivel “shumë të mirë” të transparencës (38.5 deri në 50 pikë)
- 53 institucione janë vlerësuar me një nivel “mirë” (25.5 deri në 38 pikë)
- 19 institucione tregojnë një nivel “mesatar” (13 deri në 25 pikë)
- Asnjë institucion nuk është vlerësuar me një nivel “shumë të ulët” të transparencës
- Faqja e internetit e Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm nuk është monitoruar për faktin se nuk ka qenë aktive gjatë periudhës së monitorimit.
Transparebcë më të mirë proaktive për vitin 2024 kanë:
- Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Administrim të Ujërave – 49 pikë.
- Agjencia për Ushqim dhe Veterinari – 49 pikë.
- Ministria për Mbrojtje – 49 pikë.
- Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit – 48.5 pikë.
- Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini – 48 pikë
Ndërsa, transparenca më e dobët proaktive tregohet nga:
- Drejtoria për punë hidrometeorologjike – 14 pikë.
- Drejtoria për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik – 15.5 pikë.
- Komisioni për hetimin e aksidenteve ajrore dhe incidenteve të rënda – 16,5 pikë.
- Komisioni Rregullativ i Banesave – 17 pikë.
- Byroja për Metrologji – 17 pikë.
Monitorimi përfshin katër kategori kryesore informacioni, përmes të cilave monitorohet transparenca proaktive:
- Qasje në informacione:
- 76 institucione kanë publikuar një link/baner Informacion me karakter publik në faqet e tyre kryesore
- Vetëm 52 institucione kanë publikuar sqarimin e mënyrës së paraqitjes së kërkesës për qasje në informacione (mënyra e paraqitjes së kërkesës me gojë, me shkrim dhe në mënyrë elektronike)
- 73 institucione kanë publikuar Formularin e Kërkesës për qasje të lirë në informacione të me karakter publik dhe ende ka posedues që i kanë vendosur formularët që janë në përputhje me Ligjin për QLIKP të vitit 2006 dhe amendamentet e tij nga viti 2010/15, të cilin kërkuesit i drejtojnë tek të kërkojë informacion nëpërmjet një ligji që nuk është më në fuqi.
- Struktura organizative:
- 101 institucione kanë publikuar organogramet për organizimin e brendshëm.
- 88 institucione kanë publikuar rregullore për sistemimin e vendeve të punës, ndërsa 29 institucione nuk i kanë këto dokumente në faqet e tyre të internetit.
- Informacione operative:
- 72 institucione kanë publikuar strategjitë e punës, por një pjesë e madhe e tyre nuk janë përditësuar, pra janë përfunduar dhe zbatuar.
- 67 institucione publikuan draft dokumente, programe dhe opinione.
- Vetëm 79 institucione kanë publikuar raporte vjetore për punën e tyre, ndërsa pjesa tjetër nuk disponojnë dokumente të tilla.
- Buxheti, financat dhe furnizimet publike:
- Vetëm 52 institucione kanë publikuar buxhetin për vitin 2024.
- Raportet financiare tremujore për vitin aktual janë publikuar nga vetëm 14 institucione.
- Raportet e auditimit janë të disponueshme në faqet e internetit të 54 institucioneve, ndërsa 58 institucione nuk i kanë publikuar këto dokumente kyçe.
Raporti ofron udhëzime të qarta për përmirësimin e transparencës:
- Standardet për ueb faqe të unifikuara: Vendosja e një baneri të unifikuar dhe të dukshëm me titull “Informacione me karakter publik” në faqet kryesore të të gjitha institucioneve.
- Publikimi i informacionit në formate të hapura: Dokumentet financiare, si buxhetet, duhet të jenë të disponueshme në formatin Excel për analizë dhe përdorim më të lehtë.
- Edukimi i vazhdueshëm: Organizimi i trajnimeve të rregullta për personat zyrtarët për zbatimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me karakter publik.
- Transparencë më e madhe buxhetore: Institucionet duhet të publikojnë informacione të përditësuara për prokurimin publik, llogaritë përfundimtare dhe raportet e auditimit.
Monitorimi për vitin 2024 konfirmon se transparenca e institucioneve shtetërore tregon progres të moderuar, por në të njëjtën kohë vë në dukje mangësi të theksuara. Edhe pse disa institucione shquhen si shembuj të zbatimit të mirë të transparencës proaktive, të tjerat duhet të bëjnë përpjekje serioze për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore.
Transparenca aktive mbetet një instrument thelbësor për forcimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Nëpërmjet zbatimit të vazhdueshëm të rekomandimeve, institucionet mund të sigurojnë një hapje, efikasitet dhe llogaridhënie më të madhe, gjë që është kyçe për avancimin e proceseve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.
“Qytetarë të informuar, qytetarë të kënaqur”, kjo është maksimumi për qeverisje transparente të shtetit.
Raportin e monitorimit mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:
Raport nga monitorimi i institucioneve shtetërore për vitin 2024