U SHËNUA DITA NDËRKOMBËTARE E QASJES SË LIRË NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK
Për herë të 21-të, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik shënoi Ditën Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, e cila tradicionalisht zhvillohet nën moton “Ti ke të drejtë të dish”.
Agjencia në një ngjarje interaktive me një grup më të gjerë të qytetarëve në qendrat më të mëdha tregtare në Shkup (East Gate dhe City Mall) promovoi të drejtën për qasje të lirë në informacione me karakter publik në vendin tonë si një nga të drejtat themelore të njeriut, mbi të cilën qytetarët patën mundësinë të njihen menjëherë me të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë për qasje në informacione me karakter publik.
Drejtoresha e Agjencisë, Pllamenka Bojçeva, ishte mysafire në Servisin radiodifuziv Kombëtar, ndërsa në programin në gjuhën shqipe, kolegët nga sektori juridik, Isamed Selmani dhe Makfirete Morina, i njohën shikuesit me të drejtën e qasjes në informata me karakter publik dhe se si ta realizojnë këtë të drejtë.