U RATIFIKUA KONVENTA E KËSHILLIT TË EVROPËS PËR QASJE NË DOKUMENTET ZYRTARE (KONVENTA TROMSO)
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e 12-të të mbajtur më 13 gusht 2024, miratoi Ligjin për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për qasje në dokumente zyrtare. Me miratimin e saj, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet shteti i 16-të që e ka ratifikuar këtë Konventë.
Konventa e Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (CETS Nr. 205), e njohur gjithashtu si Konventa e Tromsø, u miratua më 18 qershor 2009 në Tromsø, Norvegji dhe hyri në fuqi më 1 dhjetor 2020.
Deri më tani, Konventa është ratifikuar dhe ka hyrë në fuqi në 15 vende: Shqipëri, Armeni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Estoni, Finlandë, Hungari, Islandë, Lituani, Mal të Zi, Norvegji, Republikën e Moldavisë, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Ukrainë.
Konventa e Tromsø është instrumenti i parë ligjor detyrues që njeh të drejtën e qasjes në dokumentet zyrtare të çdo personi juridik ose fizik, pa dallim dhe pavarësisht nga statusi ose motivet e kërkuesit kur kërkon qasje në informacione me karakter publik.
Të gjitha dokumentet zyrtare në parim janë publike dhe mund të përjashtohen vetëm në përputhje me të drejtat dhe interesat e tjera legjitime, të përcaktuara në mënyrë specifike në Konventë, përveç rastit kur ekziston një interes publik i mbrojtur në publikim.
Konventa e Tromsø përcakton standardet minimale për përpunimin e shpejtë dhe të drejtë të kërkesave për qasje në dokumentet zyrtare nga autoritetet publike që mbajnë dokumentet, si dhe për auditimet e brendshme administrative dhe apelimet e paraqitura autoriteteve ose gjykatave të pavarura në rast të refuzimit të kërkesave për qasje në informacione me karakter publik.
Ajo është e hapur për aderim nga çdo shtet që nuk është anëtar i Këshillit të Evropës apo ndonjë organizate tjetër ndërkombëtare, në përputhje me kërkesat e nenit 17 të Konventës.
Linku deri tek Konventa
Konventa e Këshillit të Evropës për qasje në dokumente zyrtare