U NËNSHKRUA MEMORANDUM PËR BASHËPUNIM ME INSTITUTIN PËR STUDIME TË KOMUNIKIMIT

13.02.2023

Sot në ambientet e Institutit për Studime të Komunikimit është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik dhe Institutit. Memorandumin e nënshkruan drejtoresha e Agjencisë, Pllamenka Bojçeva dhe Zhaneta Trajkoska, drejtoreshë e Institutit për Studime të Komunikimit.

Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme potenciale të projektit në fushën e arsimit dhe promovimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik të dedikuar për grupe të shumta të synuara, si dhe përfshirjen në fusha të tjera me interes për të dyja palët.

Accessibility Toolbar