U MBAJT TAKIMI I PESTË I TRUPIT KONSULTATIV TË PALËVE NË KONVENTËN E TROMSØ-T TË KËSHILLIT TË EVROPËS.

Konventa e Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (Konventa e Tromsø-t) është instrumenti i parë ligjor ndërkombëtar detyrues që njeh të drejtën e aksesit në dokumentet zyrtare të mbajtura nga autoritetet publike të çdo personi juridik ose fizik, pa diskriminim dhe pavarësisht nga statusi ose motivet e kërkuesit në kërkesën e tij për qasje në informacione me karakter publik.
Sipas Nenit 12 të Konventës, Trupi Konsultativ i Palëve në Konventën e Tromsø-t të Këshillit të Evropës përbëhet nga një anëtar nga secili shtet që e ka ratifikuar tashmë Konventën.
Këtë vit, për herë të parë që nga ratifikimi i Konventës, Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik iu dha e drejta për të emëruar një anëtar – ekspert në Trupin Konsultativ të Palëve.
Ky organ këshillimor ka rolin e ofrimit të propozimeve dhe opinioneve për Grupin e Specialistëve për Qasjen e Lirë në Informacion të Konventës së Tromsø-t të Këshillit të Evropës, për të bërë rekomandime për Shtetet që e kanë ratifikuar Konventën dhe për të shqyrtuar raportet e paraqitura prej tyre, për të bërë propozime për ndryshime në Konventë sipas Nenit 19 dhe për të zgjedhur anëtarët e Grupit të Specialistëve për Qasjen në Informacion të Konventës së Tromsø-t të Këshillit të Evropës.
Sekretarja e Përgjithshme e Agjencisë, Tanja Kovaçev, si anëtare e organit për Konsultimin e Palëve mori pjesë në takimin e 5-të të mbajtur nga 1 deri më 2 tetor 2025 në Këshillin e Evropës në Strasburg, Francë.
Në këtë takim, u zgjodhën 12 anëtarë të Grupit të Specialistëve për Qasjen në Informacion dhe u miratuan përfundime dhe rekomandime në lidhje me Shqipërinë, Armeninë dhe Slloveninë.