U MBAJT PUNËTORI NË BASHKËPUNIM ME INSTITUTIN DEMOKRATIK KOMBËTAR

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar, i cili zbaton Projektin “Komunitete me Integritet”, dhe me mbështetjen e Qeverive të Zvicrës dhe Suedisë, organizoi seminar kushtuar përmirësimit të zbatimit të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik. Qëllimi i projektit është të krijojë dhe institucionalizojë sisteme dhe praktika të forta integriteti që minimizojnë rreziqet e korrupsionit dhe rrisin besimin e qytetarëve.
Qëllimi i punëtorisë ishte përmirësimi i të kuptuarit të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik dhe zhvillimi i aftësive praktike për zbatimin e tij në komuna, me fokus në parimet e transparencës dhe llogaridhënies. Pjesëmarrësit u njohën me mekanizmat për trajtimin e kërkesave, ankesave, përjashtimeve dhe praktikave të transparencës proaktive.
Personat zyrtar dhe udhëheqësit e komunave: Manastir, Bogovinë, Gazi Babë, Kumanovë, Strumicë dhe Shtip, të cilat janë pjesë e projektit, përmes ndërveprimit dhe pjesëmarrjes aktive përmes shembujve praktikë nga puna e përditshme në lidhje me qasjen e lirë në informacione me karakter publik, përmirësuan njohuritë e tyre për legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare, rregullat për trajtimin e kërkesave dhe ankesave, si dhe për përgatitjen e testeve të dëmshmërisë dhe përmirësimin e transparencës proaktive të institucioneve. Ata theksuan se qasja në informacione është një mjet kyç për rritjen e transparencës, inkurajimin e bashkëpunimit, si dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset lokale.
Ky seminar përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një qeverie të hapur që garanton integritet, llogaridhënie dhe zvogëlon korrupsionin në komuna.