U MBAJT PUNËTORI ME TEMË “PARTITË POLITIKE SI POSEDUES TË INFORMACIONEVE – PËRVOJA DHE SFIDA” NË MADRID SPANJË
Më 6 dhe 7 maj 2024, u mbajt në Madrid, Spanjë, punëtori tematike për analizimin/trajtimin e rasteve të qasjes së lirë në informacione, e quajtur “Partitë politike si poseduese të informacioneve – përvoja dhe sfida”, organizuar nga Këshilli për Transparencë dhe Qeverisje e mirë e Spanjës.
Në punëtori folën Pllamenka Bojçeva, drejtoreshë e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe Petar Gajdov, këshilltar shtetëror në Agjenci, ku prezantuan shembuj nga praktika. Përfaqësues nga institucionet e Estonisë, Portugalisë, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Zvicrës, Hungarisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, Luksemburgut, si dhe një përfaqësues i Ombudsmanit Evropian ndanë përvojën e tyre.