TRYEZA E RRUMBULLAKËT PËR QASJE NË INFORMACIONE ME KARAKTER PUBLIK: ANALIZA E PRAKTIKËS GJYQËSORE TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE (2019-2023) DHE NDIKIMI I KONVENTËS SË TROMSO NË TRANSPARENCËN E INSTITUCIONEVE
Në organizim të zyrës së Këshillit të Evropës në Shkup, u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Analiza e praktikës gjyqësore të Gjykatës Administrative (2019-2023) dhe ndikimi i Konventës së Tromsos në transparencën e institucioneve”, si pjesë e projektit “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut (PRO-FREX)”, që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimin Evropian dhe Këshillit të Evropës „Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023-2026” (Horizontal Facility III).
Tryeza e rrumbullakët u fokusua në temat për promovimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik pas ratifikimit të Konventës së Tromsø nga Maqedonia e Veriut në vitin 2024. Qëllimi ishte të demonstrohej ndikimi i Konventës në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë, të pasqyruar në raportet e Analizës së Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Administrative në lidhje me Ligjin për Qasje në Informacione me Karakter Publik (2019-2023), që u përgatit në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik.
Në tryezën e rrumbullakët, përmes prezantimeve të strukturuara dhe analizave të ekspertëve të cilët e përgatitën Analizën, ky aktivitet kishte për qëllim forcimin e zbatimit të një prej të drejtave themelore të njeriut në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar që qasja e lirë në informacione me karakter publik është shtyllë e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes demokratike.