TRAJNIM PËR POSEDUES TË INFORMACIONEVE

21.03.2024

Në ambientet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik u mbajt trajnimi me temë “Qasje e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatim praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, ku morrën pjesë zyrtarë nga institucionet arsimore dhe shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Punonjësit e Agjencisë të obliguar për trajnimin i njohën pjesëmarrësit në mënyrë më të detajuar me procedurën e kërkimit të informacionit me karakter publik, përjashtimet nga qasja e lirë në informacione me karakter publik, si dhe me mënyrën e përdorimit të portalit elektronik. për poseduesit e informacionit — në dispozicion në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë.

Për më shumë informacione dhe ushtrime praktike për zbatimin më efektiv të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakteer publik dhe lehtësimin e qasjes në informacione me karakteer publik për të gjithë qytetarët, ftojmë të gjithë zyrtarët tek poseduesit e informacionit të regjistrohen për ndjekjen e trajnimeve, në adresën e emailit: obuki @aspi.mk.

Accessibility Toolbar