TRAJNIM PËR PERSONAT ZYRTARË TEK POSEDUESIT E INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik ka mbajtur sesion trajnimi për personat përgjegjës dhe zyrtarë pranë shërbimeve inspektuese, si posedues të informacioneve me karakter publik. Trajnimi me temën “Qasja e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik” ka rezultuar nga koordinimi i rregullt mujor me inspektoriatet shtetërore në Këshillin Inspektues, gjatë të cilit poseduesit janë njohur me të fundit. Raporti i vitit për Transparencën e Shërbimeve Inspektuese i cili është përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik.
Trajnimi u realizua nga një ekip trajnuesish nga Agjencia dhe qëllimi i tij ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, si dhe me obligimet që dalin prej tij për ata, me një rishikim të veçantë të mënyrës së ushtrimit të së drejtës së qasjes së lirë në informacione me karakter publik.
Theks i veçantë u vu në nevojën e publikimit proaktiv të informacioneve të krijuara dhe të disponueshme nga këto institucione. Me forcimin e transparencës aktive, qytetarët informohen rregullisht për punën e institucioneve, si dhe lehtësohet puna e vetë zyrtarëve. Në të njëjtën kohë u theksua nevoja e gjithëpërfshirjes së faqeve të internetit, në mënyrë që asnjë qytetar të mos lihet jashtë së drejtës për t’u informuar.
Në trajnim u shpjegua për të pranishmit procedura për kërkesat për informacione me karakter publik, procedura e ankimimit dhe kundërvajtjes, njohja me portalet dhe aplikimi i tyre në punën e personave të obliguar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik, si dhe detyrimin ligjor të poseduesve për të përgatitur raportet e tyre vjetore.
Ftojmë të gjithë personat zyrtarë tek poseduesit e informacioneeve që të regjistrohen për përcjelljen e trajnimeve, në adresën elektronike: obuki@aspi.mk