TRAJNIM PËR PERSONAT ZYRTARË TEK POSEDUESIT E INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK

19.10.2023

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik vazhdon trajnimin për personat zyrtarë tek poseduesit e informacioneve me karakter publik. Trajnimi me temën “Qasja e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik” kësaj radhe me prezencë fizike është mbajtur më 19 tetor 2023, në ambientet e Agjencisë. Në trajnim morën pjesë persona zyrtarë nga organet e administratës shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Trajnimi u realizua nga një ekip trajnuesish nga Agjencia dhe qëllimi i tij ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohurisë të poseduesve të informacioneve me Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, si dhe me obligimet që dalin prej tij për ta, me një rishikim të veçantë të mënyrës së ushtrimit të së drejtës së qasjes së lirë në informacione me karakter publik.

Personat zyrtarë u njohën me historinë, zhvillimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe legjislacionin ligjor, me kuptimin e transparencës proaktive të poseduesve të informacioneve, si dhe njohjen me portalet dhe zbatimin e tyre në punën e personave të obliguar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik. Në këtë mënyrë u shpjegua në mënyrë të detajuar procedura për kërkesat për informacione me karakter publik, procedura e ankimimit dhe kundërvajtjes, si dhe detyrimi ligjor i poseduesve për përgatitjen e raporteve vjetore.

Ftojmë të gjithë personat zyrtarë tek poseduesit e informacioneve që të regjistrohen për monitorimin e trajnimeve në adresën eelektronike: obuki@aspi.mk

Accessibility Toolbar