TRAJNIM PËR PERSONAT ZYRTAR TEK POSEDUESIT E INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK

16.11.2023

Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik mbajti trajnim për personat zyrtar nga organet e administratës shtetërore, si posedues të informacioneve me karakter publik.

Trajnimi u realizua nga një ekip trajnuesish nga Agjencia dhe qëllimi i tij ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes të poseduesve të informacioneve me Ligjin për Qasje të Lirë në Informatat me karakter Publik, si dhe me obligimet që dalin prej tij për ta, me një rishikim të veçantë të mënyrës së ushtrimit të së drejtës së qasjes në informacionet me karakter publik.

Theks i veçantë u vu në nevojën e publikimit proaktiv të informacioneve të krijuara dhe të disponueshme nga këto institucione. Me forcimin e transparencës aktive, qytetarët informohen rregullisht për punën e institucioneve, si dhe lehtësohet puna e vetë zyrtarëve. Në të njëjtën kohë u theksua nevoja e gjithëpërfshirjes së faqeve të internetit, në mënyrë që asnjë qytetar të mos lihet jashtë së drejtës për t’u informuar.

Në trajnim u shpjegua për të pranishmit procedura për kërkesat për informacione me karakter publik, procedura e ankimimit dhe kundërvajtjes, njohja me portalet dhe aplikimi i tyre në punën e personave të obliguar për ndërmjetësim me informacionez me karakter publik si dhe detyrimin ligjor të poseduesve për të përgatitur raportet e tyre vjetore.

Ftojmë të gjithë personat zyrtarë tek poseduesit e informacioneve që të regjistrohen për të marrë pjesë në trajnime, në e-mail adresën: obuki@aspi.mk.

Accessibility Toolbar