TRAJNIM PËR PERSONA ZYRTARË TË SAPOEMËRUAR

21.09.2023

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik vazhdon trajnimin për personat zyrtarë tek poseduesit e informacioneve me karakter publik. Trajnimi me temën “Qasja e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik” kësaj radhe me prezencë fizike është mbajtur më 21 shtator 2023, në ambientet e Agjencisë. Në trajnim morën pjesë kryesisht persona zyrtarë të sapoemëruar nga organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Trajnimi u realizua nga një ekip trajnuesish nga Agjencia dhe qëllimi i tij ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, si dhe me obligimet që dalin prej tij për ta, me një rishikim të veçantë të mënyrës së ushtrimit të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Personat zyrtarë të sapoemëruar u njohën me historinë, zhvillimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione dhe legjislacionin ligjor, me kuptimin e transparencës proaktive të poseduesve të informacioneve, si dhe njohjen me portalet dhe zbatimin e tyre në punën e personave të detyruar për ndërmjetësim me informacionet me karakter publik. Në këtë mënyrë u shpjegua në mënyrë të detajuar procedura për kërkesat për informacionet me karakter publik, procedura e ankimimit dhe kundërvajtjes, si dhe detyrimi ligjor i poseduesve për përgatitjen e raporteve vjetore.

Ftojmë të gjithë personat zyrtarë te poseduesit e informacioneve që të regjistrohen për vijimin e trajnimeve, në adresën e e-mail: obuki@aspi.mk

Accessibility Toolbar