TRAJNIM NJËDITOR “ME TRANSPARENCË KUNDËR KORRUPSIONIT”
Me datë 27.01.2024, në Hotel “Millennium” – Manastir u mbajt trajnim njëditor me temë “Me transparencë kundër korrupsionit”, organizuar nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentim “Forum”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. . Në trajnim mbajtën fjalën hyrëse zbatuesit e nismës “Aktivizmi Rinor kundër korrupsionit – përfshirja dhe pjesëmarrja”, si dhe koordinatori i projektit.
Pas prezantimit të raportit nga hulumtimi i bërë për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve nga kompensimi për prodhimin e energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile nga komuna Manastir, Novaci dhe Mogilla, mori pjesë edhe Petar Gajdov, këshilltar shtetëror nga Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Kolegu ynë Gajdov iu referua mekanizmave për kërkimin e informacioneve me karakter publik, duke sjellë konceptin e “interesit publik dhe informacioneve me karakter publik” për të pranishmit me shpjegim të detajuar dhe shembuj praktik.
Në këtë trajnim mori pjesë edhe Emilia Misirlievski, gazetare në televizionin Telma dhe anëtare e “Këshillit të Nderit” pranë Asociacionit të Gazetarëve. Gazetarja Misirlievski vazhdoi prezantimin e kolegut të saj Gajdov, duke folur për transparencën si mjet për luftimin e korrupsionit.