TRAJNIM DY DITOR PËR PËRFSHIRJE NË QASJEN NË INFORMACIONE PUBLIKE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Përmes pjesëmarrjes aktive në trajnimin dyditor të 23 dhe 24 nëntor 2023, organizuar nga Inkluziva, punonjësit e Agjencisë sonë forcuan aftësitë e tyre për të përmirësuar qasjen në shërbime dhe informacione me karakter publik për personat me aftësi të kufizuara.
Së bashku kemi punuar për njohjen me formatin, përmbajtjen dhe mënyrën e përshtatjes së informacioneve publike dhe modelet e qasjes dhe komunikimit të duhur me personat me aftësi të kufizuara. Partneriteti i krijuar ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik përfaqëson një hap të madh përpara që çon në krijimin e informacioneve me karakter publik të kapshme dhe të disponueshme që do të përfitojë shoqëria në tërësi.
Ky trajnim është pjesë e Projektit për përfshirje në qasje në informata publike për personat me aftësi të kufizuara, i cili mbështetet nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur – Maqedoni”.