TAKIMI I KATËRT “INICIATIVA 2020” NË DUBROVNIK

16.10.2023

Më 12 dhe 13 tetor në Dubrovnik të Republikës së Kroacisë u mbajt takimi i katërt i Iniciativës 2020, i përbërë nga institucionet shtetërore për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, të shteteve anëtare.

Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në emër të Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, udhëhiqej nga drejtoresha Pllamenka Bojçeva, në përbërje të të cilit ishin zëvendësdrejtori Blerim Iseni dhe këshilltari shtetëror Petar Gajdov.

Gjatë dy ditëve të punës, drejtoresha Bojçeva dhe zëvendësdrejtori Iseni morën pjesë aktive në diskutime si dhe në prezantimin e situatës në fushën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik në Maqedoninë e Veriut. Prezantim me temën “Analiza krahasuese e praktikës gjyqësore në procedurën pas padive lidhur me qasjen e lirë në informata” mbajti këshilltari shtetëror Gajdov.

Në takimin dyditor të punës u hapën disa tema dhe u prezantuan praktikat pozitive, si dhe problemet reale me të cilat ballafaqohen organet kombëtare për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, gjatë së cilës u shkëmbyen edhe praktika pozitive, pas së cilës një njoftim i përbashkët si përfundim i takimit dyditor të punës.

 

Në shtojcë e keni Kumtesën e përbashkët të konferencës INICIATIVA 2020

Accessibility Toolbar