TAKIM PUNE PËR PROJEKTIN “PARTNERITET KUNDËR KORRUPSIONIT”

01.11.2023

Në ambientet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik u prezantua projekti “Partneritet kundër korrupsionit” (Partnership against corruption), i cili udhëhiqet nga kompania globale MSI Washington nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të realizohet me mbështetje financiare nga USAID. Në takim morën pjesë përfaqësuesi i MSI, z.Nils Taxell, znj. Neda Maleska nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve dhe Znj. Anna M. Marinkoviq nga Nextsense.

Qëllimi i takimit ishte informimi për aktivitetet fillestare të projektit në të cilat do të përfshihet edhe Agjencia.

Në takim drejtoresha Pllamenka Bojçeva prezantoi nevojat dhe pritjet e këtij projekti dhe dha sugjerime konkrete se si të realizohen ato. Në diskutimin me bashkëbiseduesit u shkëmbyen mendime dhe përvoja dhe u shpreh pëlqimi i Agjencisë, krahas aktiviteteve specifike në të cilat do të përfshihet në projekt, të shqyrtohet mundësia e përfshirjes në fushat e tjera të cilat i mbulon projekti.

Në periudhën e ardhshme do të ketë takime pune ku do të shtjellohen aktivitetet për realizimin e këtij projekti.

Accessibility Toolbar