TAKIM PUNE ME MINISTRIN E DREJTËSISË

Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, Pllamenka Bojçeva dhe Udhëheqësi i Sektorit për Çështje Administrativo-Juridike dhe të Përgjithshme, Isamed Selmani, zhvilluan takim pune me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga.
Një nga temat e takimit ishte ratifikimi i Konventës së Tromskës, të cilën vendi ynë e nënshkroi në vitin 2009, si dhe u diskutua për nevojën e ndryshimeve të duhura në zgjidhjen ligjore për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
U konkludua se e drejta për qasje të lirë në informacione me karakter publik është thelbësore për ruajtjen e vlerave demokratike dhe është e lidhur ngushtë me të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.