TAKIM PUNE ME KRYETAREN E SHOQATËS QYTETARE INKLUZIVA
Sot në ambientet e Agjencisë u mbajt takim pune me znj.Bllagica Dimitrovska, kryetare e organizatës qytetare Inkluziva e cila promovon të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Njëkohësisht, znj. Dimitrovska theksoi se tashmë janë bërë kontakte me tri pilot komuna (Prilep, Gostivar dhe Dojran) për realizimin e Projektit për përfshirje në qasje në informata publike për personat me aftësi të kufizuara.
Qëllimi kryesor i projektit është zbatimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në kuadër të vetëqeverisjes lokale në mënyrë gjithëpërfshirëse, të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, si dhe rritja e kapaciteteve tek të gjithë vepruesit për rëndësinë e ushtrimin dhe realizimin e kësaj të drejte të garantuar me kushtetutë, nëpërmjet edukimit dhe informimit për përfitimet e transparencës gjithëpërfshirëse-proaktive.
Njëkohësisht, u ra dakord që të zhvillohen trajnime për punonjësit e Agjencisë, me qëllim forcimin e aftësive të punonjësve të AMDQLIKP-së për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në drejtim të ushtrimit të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Sipas planit, ky trajnim duhet të realizohet në fund të nëntorit 2023.