TAKIM I UDHËHEQËSISË SË AGJENCISË ME SHEFIN E MISIONIT TË OSBE-së NË SHKUP

06.02.2020

Në hapësirat e Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Drejtoresha e Agjencisë, zonja Pllamenka Bojçeva dhe Zëvendës drejtori, z. Blerim Hyseni, sot realizuan takim me delegacionin e Misionit të OSBE-së në Shkup, udhëhequr nga Shefi i Misionit, ambasadori z. Klemens Koja.

Në këtë takim u zhvillua bisedë për aktivitetet dhe rezultatet e udhëheqësisë së Agjencisë në periudhën janar – shkurt të vitit 2020, gjegjësisht pas transformimit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në Agjenci. Udhëheqësit e Agjencisë informuan për ankesat e zgjidhura dhe 750 të punuara deri tani, për aktivitetet e filluara dhe ato që vijojnë dhe procedurat për sjelljen e akteve nënligjore, analizën funksionale dhe sistematizimin e ri, e që u theksuan edhe sfidat nga zbatimi i Ligjit të ri për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

U vlerësua se aktivitetet e deritanishme të përbashkëta të realizuara gjatë bashkëpunimit shumëvjeçar me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, para se gjithash në planin e përgatitjes së analizës së re funksionale të Agjencisë dhe gjatë zbatimit të trajnimeve për poseduesit e informacioneve.

Accessibility Toolbar