SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR “PORTALET, REGJISTRAT, PLATFORMAT – DIGJITALE DHE TRANSPARENTE?” NË POTSDAM, GJERMANI

18.10.2023

Një përfaqësues i Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar “Portale, regjistra, platforma – dixhitale dhe transparente?”, i cili u mbajt më 16 tetor 2023 në Potsdam, Gjermani.

Tema e simpoziumit ishte se si janë zhvilluar vitet e fundit platformat e hapura të të dhënave, regjistrat e transparencës, si dhe portalet e specializuara për publikimin dhe përdorimin e tyre. U prezantuan shembuj se si administratat në vendet e Bashkimit Evropian publikojnë në mënyrë proaktive gjithnjë e më shumë informacion në internet dhe platforma të specializuara për të dhëna të hapura.

Në simpozium prezantuan prezantimet dhe përvojat e tyre ekspertë ndërkombëtarë nga Komisioni Evropian, Estonia, Sllovenia, si dhe përfaqësues nga sektori joqeveritar nga Holanda. Simpoziumi ishte një mundësi e mirë për të parë përvojat e të dhënave të hapura dhe sa nevojiten ato për zhvillimin më të shpejtë të shoqërive nga disa aspekte: mjedisi, informacioni administrativ, si dhe për zhvillimin e sektorit të biznesit.

Simpoziumi ofroi perspektiva të reja si dhe njohuri interesante mbi strategjitë e suksesshme të të dhënave të hapura dhe praktikat më të mira.

Accessibility Toolbar