RAPORT PËR AKTIVITETET E REALIZUARA TË DALURA NGA KOMPETENCAT LIGJORE TË AGJENCISË PËR PERIUDHËN JANAR – QERSHOR TË VITIT 2023

03.07.2023

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik ka përgatitur një Raport gjashtëmujor për aktivitetet e realizuara që dalin nga kompetencat ligjore për periudhën janar-qershor 2023.

Si organ i shkallës slë dytë në procesin e zbatimit të ushtrimit të së drejtës për qasje në informacione me karakter publik, Agjencia përballet me sfidën më të madhe, e cila buron nga kompetenca e saj themelore – të zhvillojë procedura administrative dhe të vendosë për ankesat nga kërkuesit e informacionit të paraqitura kundër poseduesit të informacionit, në rastet kur poseduesit e informacionit nuk kanë vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Ky raport përmban të dhëna për trajtimin e ankesave të dorëzuara nga ana e Agjencisë, në periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2023, në të cilin janë dorëzuar gjithsej 260 ankesa, ose 76 ankesa më shumë se periudha raportuese e vitit të kaluar.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

Raport për aktivitetet e realizuara JANAR-QERSHOR 2023

Accessibility Toolbar