RAPORT PËR AKTIVITETET E REALIZUARA NGA KOMPETENCAT LIGJORE TË AGJENCISË PËR PERIUDHËN JANAR-QERSHOR 2024
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik ka përgatitur Raport gjashtëmujor për aktivitetet e realizuara që dalin nga kompetencat ligjore për periudhën janar-qershor 2024.
Si organ i shkallës së dytë në procesin e zbatimit të ushtrimit të së drejtës për qasje në informacione me karakter publik, Agjencia përballet me sfidën më të madhe, e cila buron nga kompetenca e saj themelore – të zhvillojë procedura administrative dhe të vendosë për ankesat nga kërkuesit e informacionit të paraqitura kundër poseduesit e informacionit, në rastet kur poseduesit e informacionit nuk kanë vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Ky raport përmban të dhëna për trajtimin e ankesave të dorëzuara nga ana e Agjencisë, në periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, në të cilin janë dorëzuar gjithsej 196 ankesa, ose 64 ankesa më pak se periudha raportuese e vitit të kaluar.
Mund të njiheni më shumë rreth Informacionit në linkun e mëposhtëm:
Raport për aktivitetet e realizuara për periudhën janar – qershor 2024