RAPORT NGA MONITORIMI I UEB FAQEVE TË QEVERISË SË RMV, MINISTRIVE DHE ORGANEVE NË PËRBËRJE PËR VITIN 2023

20.12.2023

 

Agjencia, në përputhje me kompetencat e saj, por edhe si vlerë e shtuar e qasjes së lirë në informacione me karakter publik në lidhje me publikimin proaktiv të informacioneve në përputhje me nenin 10 të Ligjit për QLIKP, ka bërë monitorimin e 51 poseduesve, gjegjësisht  në ueb-faqet e poseduesve të Qeverisë së RMV-së, ministrive dhe organeve në përbërje, të përfshira me Strategjinë për Transparencë të Qeverisë (2019-2022), si pjesë e poseduesve të publikuar në Listën e poseduesve të informacioneve në ueb faqen e Agjencisë. Monitorimi është kryer në periudhën nga data 14 nëntor deri më 14 dhjetor 2023.

Sipas rezultateve të monitorimit, në mënyrë proaktive janë transparente: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Mbrojtjes me 49 pikë, e ndjekur nga Ministria e Financave dhe Drejtoria doganore me 47 pikë. Duhet të theksojmë se faqet e internetit të institucioneve më të renditura kanë një mënyrë të lehtë dhe të aksesueshme të informacioneve me karakter publik me interes për kërkuesit dhe i inkurajojmë ata të përcjellin dhe të mbindërtojnë transparencën proaktive, si dhe llogaridhënien në punën e tyre ndaj qytetarëve.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave për të dytin vit radhazi tregon transparencën më të mirë proaktive në lidhje me nenin 10 të Ligjit për QLIKP, së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ka vazhdimësi në transparencën dhe llogaridhënien ndaj kërkuesve të informacioneve.

Transparencën më të ulët e ka treguar Instituti Gjeologjik i RMV me vetëm 11 pikë, i ndjekur nga: Byroja e Metrologjisë me 12 pikë, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve me 13 pikë dhe Inspektorati Shtetëror i Transportit me 13.5 pikë. Këta posedues duhet t’i përshtatin faqet e tyre të internetit për përdoruesit përfundimtarë, përkatësisht për qytetarët, për arsye se është e vështirë ose e pamundur të merren informacione për punën dhe funksionimin e tyre në faqet e tyre të internetit, që është qëllimi themelor i transparencës proaktive.

Niveli i transparencës dhe llogaridhënies në punën e Qeverisë së RMV-së, ministrive dhe organeve në kuadër të saj kanë trend në rritje të publikimit proaktiv të informacioneve me karakter publik dhe transparenca e tyre këtë vit është vlerësuar si shumë e mirë. Shumica e institucioneve të monitoruara kanë transparencë shumë të mirë dhe Agjencia u rekomandon poseduesve të respektojnë në mënyrë të vazhdueshme standardet e transparencës dhe llogaridhënies në të ardhmen, për arsye se vetëm në këtë mënyrë institucionet dhe puna e tyre do të jenë më të aksesueshme për përdoruesit përfundimtarë, kërkuesit e informacioneve me karakter publik, pra qytetarët.

 

Raportin nga monitorimi mund ta shkarkoni në linkun në vijim:

Raport nga monitorimi i Qeverisë së RMV, ministrive dhe organeve në përbërje për vitin 2023

Accessibility Toolbar