RAPORT MBI SHQYRTIMIN E DOKUMENTEVE DHE INFORMATAVE TË PUBLIKUARA QË KOMUNAT DHE QENDRAT PËR ZHVILLIMIN E RAJONEVE PLANIFIKUESE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË VERIORE SI POSEDUES TË INFORMACIONEVE JANË TË OBLIGUAR T’I PUBLIKOJNË NË UEB FAQET E TYRE

23.05.2023

 

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, në përputhje me kompetencat e saj, ka bërë monitorim të 89 poseduesve, gjegjësisht në ueb-faqet e komunave, Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Qendrave për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese, dhe të publikuar në Listën e poseduesve të informacioneve në faqen e internetit të Agjencisë. Monitorimi është kryer në periudhën nga data 10 prill deri më 15 maj 2023.

Informacioni i publikuar në mënyrë proaktive i poseduesve duhet të jetë lehtësisht i kapshëm dhe i kuptueshëm, i përdorshëm, i rëndësishëm për qytetarët dhe i përditësuar rregullisht. Informimi është parakusht për një qeveri të përgjegjshme dhe bazë për procese demokratike – informacioni për punën e poseduesve u mundëson qytetarëve të nxjerrin përfundime adekuate dhe të marrin pjesë në vendimmarrje për çështje që janë në interes të tyre. Transparenca dhe qasja në informacione me karakter publik janë instrumente të pandashme në luftën kundër korrupsionit.

Sipas rezultateve të monitorimit, komunat e Vallandovës, Demir Hisarit, Berovës, Manastirit dhe Dellçevës janë më transparente me 58 gjegjësisht 57 pikë, pasuar nga tri komunat me 56 pikë. Si dy vite më parë, përsëri komuna e Vallandovës dhe Demir Hisarit tregojnë transparencën më të lartë në ueb faqet e tyre me 96,6%, përkatësisht 95% transparencë aktive të informatave të publikuara në përputhje me nenin 10 të Ligjit për QLIKP. Duhet të theksojmë se komunat e Vallandovës dhe Demir Hisarit praktikojnë transparencë proaktive dhe llogaridhënie në punën e tyre para qytetarëve në mënyrë të lehtë dhe të kapshme për kërkuesit, po ashtu komunat e Haraçinës dhe Zelenikovës janë sërish me informacionin më pak të publikuar në pajtueshmëri me LQLIKP.

Transparenca proaktive e poseduesve të monitoruar vlerësohet e mesme. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale duhet të jenë të kënaqura me transparencën e tyre sepse ueb-faqet e numrit më të madh të komunave nuk janë të lehta për të marrë informacione të caktuara që janë me interes për qytetarët/kërkuesit e informacioneve me karakter publik.

Monitorimi i faqeve të internetit të Komunave dhe Qendrave për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese tregoi se si posedues të informacioneve me karakter publik, ata duhet të përmirësojnë dhe forcojnë sa më shumë proaktivitetin e tyre ndaj qytetarëve dhe të vendosin informacionin që publikojnë në një baner/link i veçantë nën titullin LISTA E INFORMACIONEVE/QASJE E LIRË NË INFORMACIONE, i cili do ta vërë atë në dispozicion të kërkuesve dhe në këtë mënyrë do të ulë numrin e kërkesave për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Raportin nga monitorimi mundeni ta merrni në linkun që vijon:

Raport nga monitorimi i Komunave, BNJVL dhe Qendrave për zhvillimin e rajoneve planifikuese në RMV për vitin 2023

 

Accessibility Toolbar