RAPORT I KOMISIONIT EVROPIAN PËR QEVERISJEN E TË DREJTËS PËR VITIN 2024 – KREU PËR SITUATËN ME QEVERISJEN E TË DREJTËS NË MAQEDONINË VERIORE

30.07.2024

Raporti i Komisionit Evropian për qeverisjen e të drejtës për vitin 2024 është një sintezë e gjendjes së shtetit ligjor në BE dhe një vlerësim i situatës në çdo shtet anëtar, si dhe në vendet kandidate për anëtarësim në BE. Për herë të parë, Raporti 2024 përfshin gjithashtu kapituj për katër vendet kandidate (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria).

Rekomandimet e përfshira në këtë raport synojnë të ndihmojnë më tej Shtetet Anëtare në përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformat e vazhdueshme dhe për t’i ndihmuar ata të identifikojnë se ku nevojiten përmirësime. Për këtë qëllim, Raporti i qeverisjes së të drejtës për vitin 2024 thekson sa vijon:

“Agjencia për Mbrojtjen e Qasjes së Lirë në Informata me Karakter Publik ofron qasje në informacione me karakter publik si e drejtë e qytetarit e inkorporuar në Kushtetutë dhe akte nënligjore. Përkundër burimeve të kufizuara, Agjencia për Mbrojtjen e Qasjes së Lirë në Informata me Karakter Publik vepron sipas ankesave të parashtruara dhe monitoron poseduesit e informacionit përkundër burimeve të kufizuara.

Mesatarisht, në tre vitet e fundit, poseduesve të informacioneve me karakter publik janë paraqitur 8500 kërkesa në vit. Palët e interesuara kanë shprehur shqetësimin se mbrojtja e të dhënave personale shpesh përdoret si arsye për refuzimin e qasjes në dokumente. Vonesa në marrjen e informacionit është shumë e gjatë, sidomos për gazetarët që punojnë me afate të shkurtra, ndërkohë që administrata publike në praktikë nuk është mjaftueshëm përgjegjëse për ofrimin e qasjes në informacione”.

Agjencia për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik mbetet e përkushtuar në realizimin e kompetencave të saj si afirmuese dhe mbrojtëse e besueshme e së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve dhe lehtësimit të qasjes në informacione me karakter publik.

Accessibility Toolbar