PUNËTORI PËR QASJE NË INFORMACIONE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR TË PUNËSUARIT NË KOMUNËN E DOJRANIT

25.12.2023

Ekipi i Inkluztiva, së bashku me drejtoreshën tonë Pllamenka Bojçeva dhe kolegun Isamed Selmani, mbajtën punëtori për të punësuarit në komunën e Dojranit. Gjatë punëtorisël, pjesëmarrësit u  njoftuan me rëndësinë dhe përdorimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, rëndësinë e transparencls dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, si dhe përkrahjen adekuate të personave me aftësi të kufizuara gjatë realizimit të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Gjatë pjesës praktike të trajnimit, pjesëmarrësve iu shpjegua analiza e faqes së tyre në internet, pas së cilës morën udhëzimet e duhura se si të përmirësojnë funksionalitetin teknik të saj për qasje më të lehtë në informacione për personat me aftësi të kufizuara. Në të njëjtën kohë, ata u udhëzuan se si të përmirësojnë përmbajtjen e faqes së internetit në mënyrë që të mundësohet një kuptueshmëri më e madhe për personat me aftësi të kufizuara.

Këto aktivitete janë në kuadër të Projektit për përfshirje në qasje në informata publike për personat me aftësi të kufizuara, i cili financohet nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur – Maqedoni”.

Vetëm së bashku mundemi më shum për të gjithë

Accessibility Toolbar