PREZENTOHET E DREJTA E QASJES NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK PËR STUDENTËT NGA UNIVERSITETI I TETOVËS

10.05.2023

 

Sot në ambientet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje në Informata me Karakter  Publike u mbajt prezantim për të drejtën për qasje të lirë në informata me karakter publike për studentët e Universitetit të Tetovës – Fakulteti për Administrim Biznesi, drejtimi Administrim Publik.

Studentët u njohën me Ligjin për qasje të lirë në informacione publike, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për këtë të drejtë themelore të njeriut të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mënyrën e ushtrimit të së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik, pra me mundësitë që rrjedhin prej tij për ata që kërkojnë informacione të natyrës publike, si dhe me detyrimet dhe detyrat që rrjedhin prej tij për mbajtësit e informacionit.

Para studentëve u prezantua puna e Agjencisë, kompetencat e saj, si dhe aktivitetet që ajo ndërmerr në lidhje me promovimin e të drejtës për qasje të lirë në informacionin publik. Studenteve  iu prezantua gjithashtu një video edukative që I kushtohet kërkuesit e informacionit. Video edukative mbulon të gjithë procedurën ligjore për zbatimin e të drejtës së garantuar me Kushtetutë për qasje në informata publike, si dhe janë prezantuar materialet edukative të përgatitura nga Agjencia për njohjen e kërkuesve me Ligjin për QLIKP.

Accessibility Toolbar