PANEL DISKUTIM ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË LUFTËS KUNDËR KORRUPSIONIT: “HAPJE NDËRINSTITUCIONALE PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT – INDEKSI I HAPJES”
Me rastin e ditës ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit, Fondacioni “Metamorfozis” organizoi një panel diskutimi “Përmes hapjes institucionale për parandalimin e korrupsionit – Indeksi i Hapjes” në të cilin drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publiki ka marrë pjesë edhe drejtoresha Pllamenka Bojçeva.
Në këtë aktivitet u promovuan rezultatet e fundit të monitorimit të hapjes institucionale të autoriteteve ekzekutive dhe legjislative të kryera përmes Indeksit të Hapjes në nivel kombëtar dhe rajonal, përmes të cilit u diskutuan praktikat e mira dhe sfidat urgjente për institucione më transparente me qëllim për të rritur besimin e qytetarëve dhe për të forcuar përpjekjet për çrrënjosjen e korrupsionit.
Në atë drejtim, drejtoresha Bojçeva theksoi: “E drejta e publikut për të ditur është pjesë e korpusit të të drejtave themelore të njeriut në botën moderne. Kjo e drejtë është e paimagjinueshme pa qasje të lirë në informacione, i cili është një nga shtyllat kyçe mbi të cilat bazohen demokracitë moderne dhe mundëson informimin në kohë dhe të plotë të qytetarëve, i cili është i nevojshëm për pjesëmarrjen e tyre efektive në jetën publike. Si një garantues kryesor i transparencës, e drejta e publikut për të ditur është gjithashtu mburoja më e madhe e mbrojtjes kundër korrupsionit. Praktika korruptive dhe abuzimi me burimet publike tregojnë se këto dukuri negative zhvillohen kryesisht në fshehtësi, ku informacioni publik është i padisponueshëm dhe kontrolli publik është i pamundur”.
Aktiviteti është pjesë e “Forumit të Hapur për Antikorrupsion” i parë i cili organizohet në kuadër të programit “Qytetarët Kundër Korrupsionit” dhe SELDI.