NËNSHKRIMI I NJË MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM ME SHOQATËN PËR PROMOVIMIN DHE ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE PËRFSHIRËSE, INKLUZIVA

23.11.2023

Më datë 23.11.23, Inkluziva-Inkluziva dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.

Bashkëpunimi i Inkluziva dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik në të ardhmen do të kontribuojë në zbatimin e së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në kuadër të vetqeverisjeve lokale në mënyrë gjithëpërfshirëse, të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara me synim rritjen e kapaciteteve të të gjithë vepruesve për rëndësinë e praktikimit dhe realizimit të kësaj të drejte të garantuar me kushtetutë nëpërmjet edukimit dhe informimit për përfitimet nga transparenca proaktive gjithëpërfshirëse.

Këto aktivitete janë në kuadër të Projektit për përfshirje në qasje në informata publike për personat me aftësi të kufizuara, i cili mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Accessibility Toolbar