KOORDINIM PUNE NË KËSHILLIN INSPEKTUES
Në koordinimin e djeshëm të rregullt mujor me inspektoratet shtetërore në Këshillin inspektues, ndër të tjera, mori pjesë edhe drejtoresha e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik, Pllamenka Bojçeva. Temë e takimit ishte Raporti i vitit të kaluar për transparencën e shërbimeve inspektuese të përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik. Inspektorati i tregut dhe ai administrativ shquhen me transparencën më të lartë në ueb faqet zyrtare të internetit.
E drejta për qasje të lirë në informacion është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe një detyrim i institucioneve shtetërore, prandaj theks i veçantë i është kushtuar nevojës së publikimit proaktiv të informacionit që këto institucione krijojnë dhe kanë në dispozicion. Me forcimin e transparencës aktive, qytetarët informohen rregullisht për punën e institucioneve, si dhe lehtësohet puna e vetë zyrtarëve. Në të njëjtën kohë u theksua nevoja e gjithëpërfshirjes së faqeve të internetit, në mënyrë që asnjë qytetar të mos lihet jashtë së drejtës për t’u informuar.
Për zbatimin e plotë të udhëzimeve të Agjencisë, muaji i ardhshëm do t’i kushtohet trajnimit të personave zyrtarë në shërbimet shtetërore të inspektimit dhe personave drejtues në këto institucione.