KONFERENCË NDËRKOMBËTARE E AVOKATËVE TË POPULLIT DHE INSTITUCIONEVE KOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT PËR MJEDISIN JETËSOR
Me ftesë të zyrës së Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara – UNDP në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Përfaqësues të Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik morrën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të avokatëve të popullit dhe institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut për mjedisin jetësor.
Drejtësia ekologjike ishte në qendër të vëmendjes në konferencë dhe përfaqësues nga rajoni dhe Evropa ndanë përvojat dhe strategjitë e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kushtet e kërcënimeve të mjedisit jetësor. Qëllimi i konferencës është të forcojë përpjekjet për drejtësi mjedisore që filluan me Deklaratën e Lubjanës të vitit 2017 dhe themelimin e Rrjetit Rajonal të Ombudsmanit të Mjedisit jetësor dhe të Drejtave të Njeriut.
Në konferencën si paneliste me temë: “Perspektiva kombëtare për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe drejtësisë në Maqedoninë e Veriut”, në konferencën mori pjesë edhe drejtoresha e Agjencisë, Pllamenka Bojçeva, e cila në fjalimin e saj theksoi: “Mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit është një Çështje qendrore që ndikon në mirëqenien e njerëzve dhe zhvillimin ekonomik, është dëshira dhe nevoja e popujve të mbarë botës, dhe në përputhje me rrethanat – është obligim i të gjitha qeverive. Por për të ushtruar këtë të drejtë dhe për të përmbushur këtë detyrë, qytetarët duhet të kenë qasje në informacione, të kenë të drejtën të marrin pjesë në vendimmarrje dhe të kenë qasje në drejtësi në lidhje me çështjet e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Në këtë kuptim, autoritetet kompetente në çdo vend janë të detyruar të sigurojnë një grup të qartë, të aksesueshëm dhe konsistent publikisht të mekanizmave të rregulluar ligjërisht që do të kontribuojnë në pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, cilësinë e vendimeve që merren, zbatimin e tyre dhe në përgjithësi për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi aspektet e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Realizimi i të drejtës për qasje në informacione nënkupton edhe mundësimin e realizimit të të drejtave të tjera të njeriut, veçanërisht realizimin e të drejtës për mjedis jetësor të shëndetshëm dhe realizimin e detyrës së secilit për të promovuar dhe mbrojtur mjedisin jetësor dhe natyrën. Zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë mundëson që ky informacion të publikohet dhe të transmetohet lehtësisht dhe shpejt, d.m.th. institucionet respektojnë në mënyrë të vazhdueshme detyrimin për të vënë në dispozicion informacionin me iniciativën e tyre, vullnetarisht dhe në kohën e duhur, pra të praktikojnë transparencën proaktive dhe në këtë mënyrë të publikojnë informacionin në faqet e tyre të internetit”.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Rritja e rrolit të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtësinë ekologjike” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë Norad, dhe u realizua në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP dhe zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB në Shkup United Nations Human Rights.